Manzano: Shpresoj në ditë të keqe për Barcën

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Sevillas, Gregorio Manzano, po shpreson që skuadra e tij ta zë Barcelonën në një natë të keqe, kur ata të takohen sonte mbrëma në Ramon Sanchez Pizjuan.
“Ne të gjithë ëndërrojmë që Barcelona të mos e ketë natën më të mirë. Nuk ka ndodhur ende si mysafir për Barcën, ku ata janë të pa mposhtur. Ata janë aq të qëndrueshëm. Shpresojmë se ata nuk do të jenë në formën më të mirë”.
“Kjo është mënyra e vetme për t’i arritur objektivat tanë. Ndeshja do të jetë shumë e vështirë. Ne duhet të shfrytëzojmë përkrahjen e tifozëve të cilët do të na japin shtytje të veçantë ndaj Barcelonës. Shpeshherë peshku i vogël e ha atë të madhin. Vështirë? Sigurisht se është e vështirë, por jo e pa mundur”, theksoi Manzano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...