Dalglish: Fergie është i dobët për mua
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, ka folur për rivalitetin e tij me Sir Alex Ferguson para duelit ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford, duke zbuluar disa nga takimet nga e kaluara.
“Ai ka shfrytëzuar psikologjinë edhe më parë, por ai do të dështojë nëse tenton ta bëjë këtë ndaj nesh. Ne jemi mësuar që t’i kemi pantollonat lart dhe tani është vështirë të na zësh të zhveshur”, theksoi Dalglish duke kujtuar më pas kohën e kaluar të tij te Celtic dhe të Fergusonit te Rangers.
“Mendoj se Ferguson është mirë të mos flasë. 40 vite më parë, unë e markova atë në një ndeshje rezervistësh. Unë isha i madh, qendërmbrojtës luftarak. Unë kam lexuar në një gazetë që ai ka thënë se do të shënonte, por ne fituam 2-0. Unë mund të jem i gabuar, por jam i sigurtë se i kemi mposhtur”.
“Unë isha vetëm 18 vjeçar dhe luajta në mbrojtje për shkak të gjatësisë dhe agresivitetit. Ferguson kaloi te Rangers për shumë para atëkohë dhe ata e kanë humbur një finale një vit më parë nga Celticu. Ekipi i parë luajti në Ibrox, kurse rezervistët në Celtic Park dhe ai luajti kundër nesh. Fergie kurrë nuk ka shkaktuar probleme për mua”, përfundoi Dalglish.
Category: Futboll
0 Komente