Pacolli i kërkon Beckenbauer të ndihmojë sportin kosovar
Legjenda e futbollit gjerman dhe botëror, Franz Beckenbauer, ka vizituar sot Kosovën me ftesë të presidentit Behgjet Pacolli.
Presidenti kosovar i ka kërkuar Bekenbauer të jetë emisar i Kosovës në arenën ndërkombëtare për t’i hapur dyert asaj të pranohet në organizatat ndërkombëtare dhe të jetë pjesë e ngjarjeve sportive të nivelit botëror.
Në anën tjetër ish-presidenti i Bayern Munichut tha se do të ndihmojë dhe mbështesë sportin e Kosovës, por ka shtuar se ai nuk është një politikan. Ai nuk ka dashur të përgjigjet prerazi nëse do të pranojë që të jetë emisari i sportit kosovar në botë, por ka thënë se këtë kërkesë do ta shqyrtojë me shumë vëmendje.
Beckenbauer po ashtu ka thënë se e arritura e parë në arenën ndërkombëtare është vendimi i djeshëm i FIFA-s, e cila vendosi që UEFA të nxjerrë një përfundim për futbollin në Kosovë.
Category: Futboll
0 Komente