Hoeness flet për pasuesit e Van Gaal

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, ka folur për zëvëndësuesit e mundshëm të Louis Van Gaal, duke mos precizuar ndonjë prej emrave të spekuluar.
Në një intervistë për Bild, Hoeness nuk ka mohuar një rikthim sensacional të Ottmar Hitzfeld, por ka hedhur poshtë një punësim të Thorsten Fink në postin e trajnerit.
Më tej Hoeness foli edhe për situatën e Felix Magath, duke mos mohuar as një rikthim të trajnerit të Schalkes te Bayerni, pasi beson se situata e klubit nga Gelsenkirchen nuk është e kënaqshme përkundër kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...