United me lëndime ndaj Marseille

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, do të duhet t’ia dalë pa shërbimet e disa futbollistëve të cilët janë të lënduar para sfidës vendimtare ndaj Marseille në Ligën e Kampionëve.
Me lëndimet e Darren Fletcher, Michael Carrick dhe Anderson, skocezi u detyrua që ta zhvendosë Wayne Rooneyn në një mesfushë prej pesë lojtarëve ndaj Arenalit të shtunën, me superyllin anglez që luajti edhe si sulmues edhe si mesfushor.
“Unë kam shumë lëndime për momentin dhe më duhen lojtarët. Nuk kam mundur ta rrezikoj as Giggs as Scholes për Arsenalin për shkak të rëndësisë së ndeshjes të martën. Ryan luajti mirë për 28 minuta, kurse Scholes me dhjetë minuta bëri po ashtu mirë, kështu që mendoj se ata do të jenë të gatshëm për të martën”, theksoi Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...