Kalou: Fitorja ndaj Cityt ndër më të mirat

dardanmiftari | Tuesday, March 22, 2011 | 0 Komente

Fitorja e vikendit ndaj Manchester City ka qenë një prej më të mirave të Chelseat, sipas Salomon Kalou.
Golat nga brazilianët David Luiz dhe Ramires ndihmuan Blutë të nxjerrin tre pikë në derbin ndaj Cityt në Stamford Bridge dhe Kalou thotë se kjo është një fitore që e kthen në rrugë sezonin e tyre.
“Është një prej ndeshjeve tona më të mira, ku ne e vendosëm ekipin nën presion dhe ku e ruajtëm topin dhe krijuam shanse. Ky është niveli ynë, andaj besoj se nëse ne do të vazhdojë kështu, ne mund ta vendosim në presion Manchester United”.
“Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme dhe tash ne jemi në pozitën e tretë dhe jemi rikthyer në formën më të mirë. Ju mund t’i shikoni gjërat vetëm pas çdo ndeshje dhe ne jemi të fokusuar në lojën tonë”, ka thënë lojtari nga Bregu i Fildishtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...