Messi e Mourinho më të paguarit

dardanmiftari | Tuesday, March 22, 2011 | 0 Komente

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është futbollisti më i paguar në botë, ndërsa trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, fiton më shumë se cilido trajner tjetër- sipas një hulumtimi të revistës France Football.
Argjentinasi, i cili konsiderohet si lojtari më i mirë në botë, fiton 31 milionë euro në vit nga paga dhe reklamat, që është 3.5 milionë euro më shumë se superylli i Realit, Cristiano Ronaldo .
I treti në listë është sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, me përfitime vjetore prej 20.7 milionë euro.
Yjet që luajnë në Ligën amerikane të futbollit, David Beckham (LA Galaxy) dhe Thierry Henry (New York Red Bulls), zënë pozitat pesë, respektivisht njëmbëdhjetë, me nga 19 milionë euro, respektivisht 13.6 milionë euro në sezon.
Në kategorinë e menaxherëve, Mourinho kryesin listën me 13.5 milionë euro në vit, ndërsa i dyti është Pep Guardiola me përfitime prej 10.5 milionë eurosh në vit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...