Laporta: Guardiola e kërkoi Ibran

dardanmiftari | Tuesday, March 01, 2011 | 0 Komente

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se ishte Pep Guardiola ai që e kërkoi Zlatan Ibrahimovicin në Camp Nou.
Javën e kaluar, sulmuesi i Milanit deklaroi se kishte qenë trajneri i katalunasve që e kishte detyruar suedezin të largohej në drejtim të Italisë, ndërsa Laporta thotë se ka qenë pikërisht Guardiola që e ka detyruar skuadrën të shpenzojë 66 milionë euro për Ibran dy vjet më parë.
“Eto’o kishte vendosur të largohej, ndërsa Zlatan kërkohej nga trajneri ynë dhe ekipi teknik”.
“Unë u dhashë tre opsione: Villan, Forlanin dhe Ibrahimovicin. Ishte edhe një emër i katërt, por asnjëherë nuk u tha në media”.
“Sa i përket Eto’o-s, ai nuk dëshironte të shkojë te Valencia ose (Atletico) Madridi, kështu që zgjidhja e vetme për të ishte Interi”, ka deklaruar Laporta për Sport.es.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...