Leonardo: Mançesteri larg Milanos

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Leonardo, ndjen se skuadrat nga qyteti i Mançesterit duhet të vazhdojnë të punojnë shumë për të mposhtur Milanon në betejën e qyteteve me kulturën më të madhe futbollistike në Evropë.
“Ndoshta Mançesteri do ta rivalizojë Milanon. Por, Manchester City duhet të fitojë diçka për të krijuar një ekip që njerëzit do ta duan ta shikojnë çdo javë. Ndoshta Mançesteri, me dy ekipe të mëdha do të jetë në situatë të njëjtë si Milano, pasi shpeshherë nuk ka ekipe të barabarta në një qytet”.
“Është e vështirë që dy ekipe të jenë të forta nga i njëjti qytet dhe në Milano mendoj se është situatë e tillë. Ndoshta një ditë do ta shohim këtë me Manchester Cityn në ngritje, por mendoj se Mançesteri si qytet është shumë larg Milanos”, deklaroi Leonardo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...