Lucio mungon ndaj Bayernit?

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Gjasat e Interit për një kualifikim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kanë marrë kahje tjetër, pasi një prej mbrojtësve më stabilë në botë, Lucio, është në dyshim për sfidën kthyese ndaj Bayernit të Munichut në Allianz Arena ku Interi duhet të kthejë disavantazhin prej një goli.
Nerazzurët bën të ditur në faqen zyrtare se gjiganti brazilian pësoi një lëndim në barazimin prej 1-1 ndaj Brescias, ndërsa pas testeve të shtunën, Lucio u urdhërua të shkojë drejt e në fizioterapi.
Ende nuk është konfirmuar nga klubi nëse Lucio do t’ia dalë të luajë ndaj Bayernit, por gjasat janë shumë të vogla. Ivan Cordoba, i cili së fundmi ka shfaqur formë katastrofale është një prej opsioneve më të mundshme për Leonardon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...