Montella: Lazio favorit në derbi

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Vincenzo Montella, ka pranuar se rivali i përbetuar i Giallorosëve, Lazio, është favorit për ta fituar derbin e kryeqytetit italian që zhvillohet pasditën e të dielës.
“Është një derbi më shumë i rëndësishëm për ne se sa për Lazion. Ekipi i ka kuptuar gabimet e bëra në Donetsk dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar. Favoriti? Është lehtë të përgjigjemi, ekipi i cili është më lart në tabelë”.
“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë ndeshje për t’i fituar sërish zemrat e tifozëve dhe unë pres mirëpritje të veçantë. Ekipi ka qenë shumë i mirë, ishte javë e vështirë, por mendoj se ia kemi dalur të jemi të qetë. Unë kam kërkuar nga lojtarët e mi që të hynë në derbi me qetësi mentale në mënyrë që të fokusohen në këtë ndeshje”, deklaroi Montella.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...