Rooney: Arsenali tani më i fortë në LP

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Pasi shënoi golin e fitores ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e FA Cup, Wayne Rooney ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve se të mos e nënvlerësojnë Arsenalin, pasi tani Topçinjt janë më të fuqishëm në kampionat.
“Ju nuk e dini se si ata do t’i përgjigjen kësaj krize. Sigurisht se ka qenë javë e vështirë, dhjetë ditë të vështira duke dalë radhazi nga tri gara të ndryshme”.
“Por, ne e dimë se ata do të jenë të freskët për Ligën Premier dhe ata nuk do të fokusohen në garat tjera, sikurse ne. Nga disa aspekte kjo është mirë për ta, por nëse ata duan të fitojnë tituj nuk është mirë për ta”, u shpreh Rooney.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...