Benzema: Shpresoj në humbje të Barcës

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, njeriu i cili realizoi të dy golat në fitoren prej 2-0 të Realit ndaj Herculesit, Karim Benzema, ka thënë se ai shpreson në një rrëshqitje të Barcelonës të dielën, kur Blaugranët u shkojnë andaluzianëve të Sevillas në Ramon Sanchez Pizjuan.
“Janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur në kampionat dhe ne do të kërkojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura. Tani për tani epërsia është vetëm katër pikë dhe unë vërtet shpresoj se Barcelona do të humbasë ndaj Sevillës”.
“Jam me fat pasi kam filluar të shënoj pothuajse nga dy gola për ndeshje dhe kjo falë bashkëlojtarëve të mi”, tha Benzema.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...