Allegri: Nuk më intereson Interi

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se atij nuk i intereson aspak Interi, para duelit ndaj Barit ku Rossonerët kanë rastin për ta zgjeruar epërsinë e tyre ndaj Nerazzurëve në tabelë në shtatë pikë.
“Ne duhet ta bëjmë luftën për titull për vete. Kalendari nuk është dhe aq i lehtë, ndërsa ne nuk duhet ta nënvlerësojmë Barin nga pikëpamja mentale, pasi ata janë më të mirë se sa që tregon pozita e tyre në tabelë. Do të jetë me rëndësi të fillojmë fuqishëm”.
“Ibrahimovic është i lodhur që është normale në këtë kohë të vitit, por unë jam i bindur se ky është sezoni i tij më i mirë dhe mendoj se ai do të luajë. Pato është mirë dhe në sulm nuk kemi probleme. Unë kam lëndime në mesfushë (Merkel dhe Flamini), ndërsa në mbrojtje kam Emmanuelsonin e lënduar”, u shpreh Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...