Guardiola kërkon kujdes ndaj Sevillas

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është treguar i kujdesshëm në deklaratën e tij para ndeshjes së vështirë ndaj Sevillas të dielën mbrëma në Ramon Sanchez Pizjuan.
“Ata po luajnë mirë që disa vjet. Ata janë një prej atyre ekipeve të mëdha, një prej atyre klasikëve, me lojtarë të mirë dhe me një lojë shumë të definuar. Ky është vend ku vështirë merr rezultatin që dëshiron, ndërsa është befasuese zhurma e publikut”.
“Sevilla është një prej ekipeve të mëdha në këtë kampionat dhe për këtë arsye ne duhet të luajmë mirë”, u shpreh Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...