Wenger: Na mungoi besimi

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar se skuadra e tij është dëmtuar psikologjikisht nga rezultatet e fundit, gjë që sipas tij u reflektua edhe në humbjen prej 2-0 ndaj Manchester Unitedit.
“Ne duhet ta tejkalojmë këtë periudhë. Unë besoj se zhgënjimi i jashtëzakonshëm i të martës luajti rol ndaj Unitedit. Ju keni parë se diçka na mungoi, jo qëndrimi apo impenjimi, por besimi. Ne duhet ta rigjejmë forcën mentale. Ne duhet t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve dy-tri javët e ardhshme”.
“Ne duhet të tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Unë besoj se mund ta fitojmë titullin. Ne duhet të përgjigjemi shpejtë”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...