Fabregas kërkoi të bënte vetvrasje

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Babai i Cesc Fabregas ka pohuar se djali i tij ishte aq në depresion pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, sa që kërkoi të bënte vetvrasje.
Topçinjt u eliminuan pas një ndeshjeje të dytë kontraverse të zhvillluar në Camp Nou, e cila u dallua me paraqitje katastrofale të Cesc Fabregas, e cila duket se u ndikua nga gjendja e tij fizike.
“Unë kam biseduar me Cesc pas ndeshjes dhe ai më ka thënë se ai është ndier aq i pa fuqishëm sa që ai kërkoi të bënte vetvrasje. Ai mezi e priste këtë ndeshje. Ishte një ndeshje aq e veçantë për të, sepse ishte ndaj Barcelonës në Camp Nou”.
“Por, u duk se ishte një prej ditëve më të këqija në jetën e tij. Paraqitja e tij është ndikuar nga gjendja e tij fizike. Nga momenti i parë ai e kuptoi se nuk është dashur të luajë. Pas dhjetë minutave ai filloi të ndjente dhimbje. Ai kërkoi të kontribuonte, por ishte lënë shumë prapa nga loja e mrekullueshme e Barcelonës”, deklaroi babai i Fabregas për The Sun.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...