Vetëm barazim i Milanit

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Milani nuk ka arritur asgjë më shumë se një barazim me rezultat 1-1 ndaj Barit në San Siro, për të mbajtur kështu ende të gjallë luftën për titull në Serie A.
Rossonerët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por një pjesë e parë e fjetur e kuq e zinjve, bëri që mysafirët të jenë të pa mëshirshëm. Ishte Gegerly Rudolf ai që kaloi në epërsi Barin pas 39 minutash lojë. Shokohen tifozët në San Siro.
Në pjesën e dytë Milani hodhi të gjitha forcat në sulm. Fillimisht i anulohet një gol i pastër Robinhos, ndërsa më pas erdhën edhe disa vendime kontraverse të gjyqtarit, me të cilat nuk u pajtuan Rossonerët. Duke parë një situatë të tillë, i nervozuar, Zlatan Ibrahimovic (73’) u përshëndet nga takimi pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Milani vazhdoi me impenjimin dhe së paku barazoi rezultatin për 1-1 në minutën e 82-të me anë të zëvëndësuesit Antonio Cassano, të cilin e ndihmoi të shënonte Luca Antonini.
Me këtë barazim Milani nuk arrin të përfitojë nga barazimi i dy ditëve më parë të Interit me Brescian. Si pasojë, distanca mes Rossonerëve liderë dhe Nerazzurëve mbetet pesë pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...