Leonardo pa fjalë pas triumfit

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Leonardo, nuk kishte fjalë për ta përshkruar triumfin mbi Bayern Munichun në natën më magjike të këtij sezoni në Allianz Arena, ku Interi realizoi një prej rikthimeve më sensacionale të të gjitha kohërave.
“Kjo ndeshje është e pa përshkueshme: vetëm përjetim. Ne fituam dhe ishte fitore me gjithë zemër. Ne u organizuam mirë, shënuam pas tre minutave, por ishte një periudhë ku gjithçka ishte në dorë të Bayernit dhe ne humbëm baraspeshën”.
“Sonte (e martë) gjithçka ishte bërë me zemër. Unë jam aq i lumtur për Pandevin, pasi ishte periudhë e vështirë për të”, deklaroi Leonardo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...