Mbretërit vazhdojnë të shkëlqejnë
Pas fitores së thellë në mesjave, Real Madridi ka shënuar fitore prej 3-1 kundër Racing Santanderit në takimin e javës së 27-të që u zhvillua të dielën mbrëma.
Mungesa e njeriut kryesor të Los Blancos, Cristiano Ronaldo, nuk i pengoi ata që të dominon ndeshjen që u zhvillua në Campos de Sport de El Sardinero.
Me dy gola të shpejtë, Emmanuel Adebayor (23’) dhe Karim Benzema (27’) vendosën rezultatin e pjesës së parë, ndërsa në të dyja rastet ishte asistues Mesut Oezil.
Njëzet minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Kennedy Bakircioglu ngushtoi epërsinë në 2-1 (70’), mirëpo pesë minuta pas Angel Di María vendosi rezultatin përfundimtar të takimit (75’).
Duhet përmendur se të dyja skuadrat patën nga një penallti, mirëpo për Racingun dështoi të shënonte Pablo Pinillos (53’), ndërsa për Realin, Emmanuel Adebayor (85’).
Kjo fitore e ngrit Real Madridin në kuotën e 67 pikëve, shtatë më pak se lideri i La Ligas, Barcelona.
Category: Futboll
0 Komente