Wilshere në dyshim për Barcelonën
Jack Wilshere mund të jetë në dyshim për sfidën kruciale ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, pas lëndimit të pësuar në nyje ndaj Sunderlandit.
Wilshere luajti 90 minuta ndaj skuadrës së Steve Bruce, por Arsene Wenger zbuloi pas ndeshjes se ka edhe një lojtar tjetër në listën e të lënduarve.
“Ai ka problem në gju, por do të shohim se si do të përgjigjet gjatë trajtimit mjekësor. Ai do të jetë jashtë stërvitjeve për dy ditë. Ndoshta të hënën do të kthehet. Do të shohim. Një gjë është e sigurt: Van Persie dhe Walcott nuk luajnë, ndërsa Fabregas ka gjasa të paraqitet”, deklaroi Wenger.
Category: Futboll
0 Komente