Milani të transferojë Robben?

dardanmiftari | Thursday, March 24, 2011 | 0 Komente

Milani do të ishte i gatshëm të investonte në anësorin holandez të Bayernit të Munichut, Arjen Robben, nëse ai do të lirohet nga Bayerni gjatë verës.
Goal njofton se holandezi nuk është i kënaqur me kredencialet e klubit pas dështimeve nëpër garat më të mëdha, përderisa ka deklaruar publikisht se e dëshiron Milanin.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri mezi pret që të transferojë një anësor klasi, ndërsa Rossonerët do ta shqyrtonin çdo mundësi për Robben.
“Klubi po bën zgjedhje të shkëlqyera në treg dhe këtë e ka dëshmuar me transferimet e Ibrahimovic dhe Cassanos, të cilët u transferuan pothuajse për asgjë. Nëse Robben kërkoi të largohej nga Bayerni në fund të sezonit, atëherë Milani sigurisht se do të jetë i interesuar. Milani po kërkon një lojtar sulmues në krah, pasi për momentin kemi vetëm Abaten dhe ai është defensiv. Robben mund të transferohet. Por mbetet të shihet si do të shkojnë gjërat”, theksoi një burim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...