Llorente në radarin e Interit

dardanmiftari | Thursday, March 24, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi fantastik spanjoll, Fernando Llorente ka tërhequr si duket interesimin e kampionit aktual të Evropës, Interit, me paraqitjet e tij fenomenale në La Liga këtë sezon.
Nerazzurët janë në kërkim të një supersulmuesi pasi pritet që Milito të largohet në fund të sezonit, ndërsa Llorente ka 200 paraqitje në fanellën e Bilbaos.
Interi ka konkurrencë të madhe për shërbimet e Llorentes. Për sulmuesin janë shprehur po ashtu të interesuar edhe Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Tottenhami.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...