Moggi: Milani asgjë pa Ibrahimovic

dardanmiftari | Tuesday, March 22, 2011 | 0 Komente

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, thotë se Milani nuk do të ishte pretendues për titull pa Zlatan Ibrahimovic.
Suedezi mungoi në disfatën 1-0 të Milanit nga Palermo gjatë vikendit dhe sipas Moggit në mungesë të tij Milani nuk është një ekip i kompletuar.
“Kundër Palermos ata nuk dukeshin si një ekip i kompletuar në radhë të parë. Pa Ibrahimovic, Rossonerët duken të padëmshëm dhe pa personaliet. Pa suedezin, ata nuk do të ishin në garë për Skudeton”, ka thënë Moggi për Tuttosport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...