Bin Hammam i gatshëm për marrëveshje me Platinin

dardanmiftari | Tuesday, March 22, 2011 | 0 Komente

Mohamed Bin Hammam ka thënë se ai është i hapur rreth idesë për të arritur marrëveshje me presidentin e UEFA-së, Michel Platini, për të rritur gjasat e tij për të marrë drejtimin e FIFA-s nga presidenti aktual Sepp Blatter.
Blatter ka qenë president i trupit udhëheqës të botës së futbollit për 13 vite, dhe presidenti i AFC (Konfederatës Afrikane të Futbollit) së fundi ka zbuluar vendimin për të sfiduar 75-vjeçarin për postin e presidentit të FIFAs.
Megjithatë mendohet se kreu i tashëm i UEFA-së, Michel Platini, ka një pran për pozitën e FIFA-s pas katër vitesh, dhe tash Bin Hammam ka dhënë shenja për një arritje të një marrëveshje me 55-vjeçarin.
“Nuk do t’ju gënjej dhe të them se nuk do të bisedoj për Michel për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen, kjo duhet të jetë e sinqertë. Nuk po ju them se nuk do ta bëj, por le të presim dhe të shohim. Çdokush ka të drejtën për një ambicie por nuk ka asgjë për ta ndaluar atë [Plationi] të konkurrojë në 2015-tën, nuk po i bllokoj njerëzit tjerë”.
“Jam 61-vjeçar dhe duhet të them se kam diçka për të kontribuar. Z. Platini mund të jetë kundër meje pasi ai ka ambicie për të qenë president në vitin 2015, por ambiciet e mia janë të jem president në vitin 2011. Nëse nuk na jepet shansi tash, atëherë kur?”, ka thënë Bin Hammam.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...