Villa: Kam qenë pa fat së fundi

dardanmiftari | Tuesday, March 22, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, e ka quajtur mungesën e golave së fundi si një fat të keq.
Ish-sulmuesi i Valencias nuk ka shënuar në pesë ndeshje dhe është goditur nga kritikat për keqpërdorim të shanseve.
“Nuk kam qenë shumë me fat së fundi, por gjëja pozitive është se çdo ditë po krijoj shanse”, ka thënë 29-vjeçari për sportiven spanjolle AS.
Villa ka shënuar 21 gola në të gjitha garat për Barcelonën këtë sezon, me 17 prej tyre që janë regjistruar në La Liga. Por ai edhe më tej është nën hijen e Lionel Messi, i cili ka dyfish më shumë gola të shënuar, 42.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...