Raul: Jam te Schalke për të fituar

dardanmiftari | Tuesday, March 22, 2011 | 0 Komente

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe fituesi i trefishtë i Ligës së Kampionëve, Raul, thotë se Schalke është një pretendent serioz për garën më prestigjioze të Evropës.
“Kur vini në një klub si Schalke, e bëni këtë për të fituar trofe”, ka thënë Raul, duke shtuar se nuk ka ardhur te ekipi i Bundesligës për të mbyllur karrierën e tij sensacionale.
“Ndjej një emocion të madh, për të kurorëzuar sezonin tim këtu me titull do të ishte fantastike”, ka shtuar Raul, i cili e ka fituar Ligën e Kampionëve tre herë me Real Madridin dhe mban rekordin në historinë e kësaj gare me 71 gola të shënuar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...