Mourinho: Nuk kam frikë nga asgjë
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se ai nuk frikësohet nga asgjë, pas tentimit për atentat me thikë në aeroportin e La Corunas.
“Është diçka që nuk e kam parë. Dy ditë më parë e kam vërejtur se truproja kishte diçka prapa tij. Unë nuk di asgjë. Por, të kem frikë nga çfarë?”, theksoi Mourinho tepër i qetë në konferencën për shtyp.
Ai i dëshiroi shërim të shpejtë kolegut të tij nga tabori rival, Pep Guardiolas, i cili po vuan nga dhimbjet në shpinë.
Category: Futboll
0 Komente