Reina: Nuk betohem se e dua Liverpoolin
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, nuk është betuar se e do Liverpoolin, pasi që sipas tij çdo lojtar që e bën këtë është duke gënjyer. Reina kohëve të fundit po lidhet me një kalim te Manchester United dhe Arsenali.
“Unë nuk po e bëj të ditur largimin tim, jam larg prej tij. Unë e kam thënë shumë herë se jam i lumtur në Angli dhe se jam mirë te Liverpooli”.
“Por nuk jam i gatshëm t’i betohem askujt se e dua këtë klub. Kjo është e pa mundur. Lojtarët që thonë këtë gënjejnë. Nuk mund të them shumë për të ardhmen. Por, dashuria nuk ekziston. Është diçka që e vendos fati”, u shpreh Reina.
Category: Futboll
0 Komente