Pato: Mund t’ia dalim pa Ibran
Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato, është i bindur se Milani ka cilësinë për t’ia dalë pa shërbimet e superyllit, Zlatan Ibrahimovic, në tre javët në vijim kur Ibra do të mungojë për shkak të suspendimit.
“Ibrahimovic është shumë i rëndësishëm për ne. Mugnesa e tij është humbje e madhe për ne. Sidoqoftë, ne kemi kampionë të mëdhenj në skuadër të cilët luajnë shumë mirë”.
“Më pëlqen të luaj me Cassanon. Unë dua të luaj, nuk më intereson nëse Ibra është në fushë apo jo”, ka thënë Pato.
Category: Futboll
0 Komente