Ramos: Përjetë te Reali!

dardanmiftari | Thursday, March 17, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka heshtur të gjitha spekulimet që e lidhnin atë me një kalim te Chelsea apo Milani, duke thënë se ai është shumë i lumtur në Santiago Bernabeu.
“Dua të fitoj shumë tituj dhe jam i lumtur që e kam këtë sfidë përpara. Unë jam këtu që shtatë vjet dhe unë kam absorbuar vlerat këtij klubi të madh, duke luajtur pranë legjendave si Zinedine Zidane dhe Raul”.
“Tani unë po e ndaj shiritin e kapitenit me Iker Casillas dhe kam qenë shembull për lojtarët tjerë, të cilët nuk e njohin klubin shumë mirë. Sa për të ardhmen, mund të them se do të qëndroj përjetë te klubi më i mirë në botë”, ka thënë Ramos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...