Ramos plot lëvdata për Mourinhon

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka qenë plot lëvdata për trajnerin e tij Jose Mourinho, duke ua bërë me dije mediave se ai nuk ka asgjë kundër trajnerit portugez.
“Ai ka sjellë shumë baraspeshë dhe organizim në fushë, ashtu si në zhveshtore. Ai e di se si t’i menaxhojë gjërat dhe të mos i shkatërrojë lojtarët”.
“Ai është shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejt, ndërsa kjo i bën njerëzit të jenë të ngazëllyer të punojnë me të. Ai di se si të nxjerrë më të mirën nga secili lojtar dhe ai ka shumë karakter, gjithnjë është aty per ne. Është me rëndësi për trajnerin të ketë marrëdhënie të mira me lojtarët e tij, sepse kjo shfaqet në fushë. Ne nuk mund të jemi më të lumtur me të”, u shpreh Ramos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...