Torres në pankinë ndaj Kopenhagës?

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Fernando Torres Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka zbuluar se ai mund ta lë në pankinë sulmuesin Fernando Torres për sfidën ndaj Kopenhagës.
“Problemi i vetëm është ai është lojtar i ri dhe duhet ta mësojë ende lojën tonë. Ai lëviz shumë dhe ai po ka shumë raste. Ai ka qenë i pa fat shpeshherë, por mendoj se ai do të shënojë”.
“Nuk dua ta zbuloj formacionin. Ndoshta Torres do të pushojë. Dua të bëj rotacione në këtë takim, por nuk kam zgjedhur ende formacionin. Ne kemi të gjithë lojtarët të gatshëm dhe duam të shfrytëzojmë gjithë lojtarët për t’u përgatitur për këtë ndeshje dhe për atë ndaj Manchester Cityt”, ka thënë Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...