Rummenigge: Interi ishte me fat

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Drejtori i Bayern munich, Karl-Heinz Rummenigge, thotë se Interi ishte me fat që u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Rummenigge është i zhgënjyer nga eliminimi i ekipit të tij nga Liga e Kampionëve dhe thotë se Nerazzurët shkojnë më tej falë fatit dhe jo sepse janë një ekip më i mirë.
“Jemi shumë të zhgënjyer. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por nuk mund të mbyllnim ndeshjen. Ne kaluam në epërsi 2-1, një rezultat të cilin duhej ta kishim ruajtur më mirë”.
“Në vend të saj ne lejuam Interin të rikthehet. Ekipi më i mirë nuk kaloi më tej. Ai më fat u kualifikua”, ka thënë Rummenigge.
Ai po ashtu ka thënë se arsyeja se pse Louis van Gaal nxori mesfushorin Arjen Robben nga loja ka qenë sepse lojtari ‘nuk është ndjerë mirë’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...