Heinze: Dhamë më të mirën në fushë

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Marseille, Gabriel Heinze, thotë se Manchester United i kishte shfrytëzuar të gjitha shanset para golit, ndërsa ata jo.
Marseille u mposht me rezultat 2-1 nga Manchester United në takimin e mbrëmshëm të 1/8-tës së finales Ligës së Kampionëve, ndërsa ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq pranon se ata dhanë maksimumin por dështuan të kualifikohen më tej.
“Kam përjetuar shumë gjëra të bukura këtu. Ne dhamë më të mirën për të nxjerrë fitoren. Ishte ca e komplikuar për ne, kishim shanset tona, por në dy raste, ata e bënë diferencën. Nëse duam të vazhdojmë më tej në këtë garë [në të ardhmen], duhet të shënojmë gola”, ka thënë Heinze.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...