Pandev: Goli ndaj Bayernit, më i rëndësishmi në karrierë

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Goran Pandev, thotë se goli i mbrëmshëm ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve ishte edhe më i rëndësishmi në karrierën e tij.
Maqedonasi shënoi në minutë e 87-të për të siguruar kalimin e kampionëve në fuqi të Evropës në çerekfinale të kësaj gare.
“Futbolli është një gjë e çuditshme, dhe unë besoja se ne mund të nxjerrim një rezultat në fund. Ndeshja ishte vendimtare dhe ne luajtëm shkëlqyeshëm në pjesën e dytë. Jam shumë i lumtur për fansat dhe klubin, pasi ata meritojnë të shohin Interin në çerekfinale”.
“Goli ishte më i rëndësishmi në karrierën time, madje edhe më i rëndësishëm se goli në finalen e Kupës Botërore të Klubeve. Ia kushtoj atë familjes time, bashkëlojtarëve, klubit dhe fansave të cilët gjithmonë kanë besuar në mua, dhe ua kam shpaguar”, ka thënë Pandev.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...