Mourinho mendon ta rrezikojë Ronaldon ndaj Lyonit

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, është duke menduar nëse të rrezikojë duke inkuadruar Cristiano Ronaldon për ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve përballë Lyonit.
Ronaldo pësoi një lëndim në këmbë vikendin e kaluar dhe nuk është i sigurt nëse do të mund të paraqitet në ndeshjen e sotme, pavarësisht se është përfshirë në ekip. Jose Mourinho tha dje se atij i pëlqen të ketë gjithçka të qartë një ditë më parë, por ende nuk është e ditur nëse Ronaldo do të jetë në ekipin startues.
“Nuk e di nëse ai do të luajë ose jo. Ne do të presim deri në seancën e fundit stërvitore për të vendosur. Nuk jam mjek dhe nuk jam as lojtari, andaj do t’ua lë atyre të vendosin”.
“Nuk më pëlqen të vendos asgjë në momentet e fundit – më pëlqen të kem të qartë gjithçka një ditë më herët. Nuk kam asgjë çfarë të fsheh. Nëse ai është mirë do të luajë. Por duhet të pritni ca”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...