Deschamps: Man Utd nuk është ekip fantastik

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Marseille, Didier Deschamps, nuk është i impresionuar nga fitorja e mbrëmshme e Manchester United në Ligën e Kampionëve.
Chicharito shënoi të dy golat e fitores 2-1 të United ndaj Marseille, që kualifikoi Djajtë e Kuq për në çerekfinale të garës evropiane.
“Mendimi im i parë është pendimi. Ne lejuam t’i humbim shanset dhe tash jemi jashtë. Manchester United nuk është një ekip fantastik dhe ata pësuan lëndime gjatë ndeshjes. Ata nuk ishin në formën më të mirë, por ne nuk mundëm ta shfrytëzojmë këtë”.
“Por ne jemi një ekip i ri, që ende mëson, dhe do të na duhet kohë. Në këtë nivel, detajet e vogla e fitojnë ndeshjen tuaj”, ka thënë Deschamps.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...