Torres: Nga Liverpooli u largova për shkak të kaosit

dardanmiftari | Friday, March 11, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, ka thënë se ai është larguar nga Liverpooli për shkak të kaosit të shkaktuar rreth bordit të klubit nga Anfield.
“Unë e kam ditur se isha idhulli i fansave, por nuk ishte e njëjtë me kalimin e kohës. Institucioni ishte në kaos pas shitjes. Kishte fjalë për projekte të mundshme”.
“Ma kujtoi Atletico Madridin…klub me histori, shumë ide, por pa para dhe Liverpoolit i duhet kohë. Unë nuk kam kohë. Njerëzit nuk janë të sinqertë në botën e futbollit. Ju nuk mund ta thuani të vërtetën ose të jeni të qartë me njerëzit. Është biznes dhe askush nuk është mik i askujt”, ka thënë Torres për Marca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...