Tottenhami bën gati kontratë të re për Gallas

dardanmiftari | Friday, March 25, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Tottenhamit, William Gallas, është i gatshëm ta vazhdojë marrëveshjen me Tottenhamin.
Francezi verën e kaluar nënshkroi marrëveshje njëvjeçare me klubin londinez, ku arriti si lojtar i lirë nga Arsenali, dhe është shndërruar në një prej shtyllave duke ndihmuar të ekipit të arrijë deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Presidenti është duke i udhëhequr negociatat me Gallas. William meriton plotësisht marrëveshje të re, ai luan mirë për ne. Është njeri i mirë dhe djalosh i qetë”, ka thënë Harry Redknapp.
“Verën e kaluar ai mund të kishte shkuar në ndonjë vend tjetër ku do të mund të përfitonte më shumë para, por marrëveshjen të cilën e nënshkroi këtu ishte më e dobët financiarisht se ajo të cilën e kishte te Arsenali”.
“Ai është një prej përforcimeve të sezonit. Luan në mënyrë fantastike dhe ka luajtur po thuajse në të gjitha ndeshjet”, ka shtuar trajneri i Spursave.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...