Van Persie: Arsenali në avantazh ndaj Man United

dardanmiftari | Thursday, March 24, 2011 | 0 Komente

Robin van Persie mendon se ata kanë përparësi ndaj Manchester United në garën për titullin e Ligës Premier pasi janë eliminuar nga të gjitha garat tjera.
Van Persie, i cili ka shënuar 15 gola këtë sezon përfshirë edhe golin e barazimin në ndeshjen ndaj West Bromwich, beson se nuk ka asnjë sfidë tjetër që do të mund t’i befasojë ata.
“Në fakt ne jemi në avantazh pasi më nuk jemi aktiv në garat tjera, andaj nuk jemi të hutuar. Ne ende kemi gjithçka në duart tona dhe do të japim maksimumin për të fituar titullin e ligës edhe pse jemi përballur me goditje të mëdha javëve të fundit”, ka thënë Van Persie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...