9 gola në fitoren e Realit

dardanmiftari | Saturday, April 23, 2011 | 0 Komente

Dy lojtarët e ndeshjes, Kaka dhe Higuain. Real Madridi ka regjistruar fitore të lartë prej 6-3 si mysafir i Valencias në ndeshjen kryesore të javës së 33-të të Kampionatit spanjoll.
Trajneri i Los Blancos, Jose Mouronho, vendosi që të eksperimentojë në këtë lojë përkundër që ishte derbi kryesor i kësaj jave në La Liga, ashtu që e filloi takimin me këtë formacion: Casillas; Albiol, Garay, Carvalho, Nacho; Lass, Granero; Kaka, Canales, Benzema; Higuain.Mysafirët deklasuan Los Che që në pjesën e parë duke realizuar plot katër gola. Gonzalo Higuain asistoi te Karim Benzema, i cili realizoi golin e parë për Mbretërit (23’). Argjentinasi Higuain shfrytëzoi një gabim të Jeremy Mathieu për të dyfishuar epërsinë (31’).Goli i tretë erdhi nga Ricardo Kaka, i cili u asistua nga Higuan (39’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (42’), braziliani ia ktheu shërbimin argjentinasit, i cili e vendosi rezultatin e gjysmës së parë.
Në minutat e para të pjesës së dytë (53’), Reali shënoi golin e pestë, ndërsa në këtë mënyrë Higuain kompletoi het-trikun e tij falë asistimit të Kaka.Ish-lojtari i Real Madridit, Roberto Soldado, arriti që ta shënojë golin e parë për vendasit (60’). Por vetëm dy minuta më pas, braziliani Kaka shënoi për setin e parë.
Vendasit arritën që deri në fund të takimit të realizonin edhe dy herë, përmes Jonas (81’) dhe Alba (85’), por këto gola ishin sa për statistika.
Me këtë fitore, Reali ngushton diferencën në pesë pikë me liderin dhe shkakton presion te Barcelona që e zhvillon takimin e kësaj jave kundër Osasunas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...