United konsideron alternativat në vend të De Geas
Manchester United ende nuk ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për portierin David de Gea dhe kjo situatë ka shtyrë drejtuesit nga Old Trafford që të mendojnë për alternativa në rast të dështimit.
Daily Mail shkruan se edhe pse United është pranë arritjes së marrëveshjes për 20 milionë euro, është vet portieri spanjoll ai që po e vonon zyrtarizimin pasi nuk e di nëse është më mirë për të që të largohet nga Spanja.
Ndër alternativat në rast se dështon transferi i De Geas te Manchester United janë Maarten Stekelenburg i Ajaxit dhe Rui Patricio i Sporting Lisbonës.
Category: Futboll
0 Komente