Ancelotti, 99% trajner i Realit?

dardanmiftari | Thursday, April 21, 2011 | 0 Komente

Super agjenti italian, Ernesto Bronzetti, beson se bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, mund të jetë shumë pranë kalimit te gjiganti spanjoll, Real Madrid.
“Pas dy tentimeve të dështuara në të kaluarën, ne mund të jemi me fat për ta parë Ancelottin te Real Madridi për të tretën herë”.
“Përqindje? 5% që ai të mbesë te Chelsea, 0% që ai të shkojë te Roma dhe nëse Mourinho largohet, atëherë ai 99% do të shkojë te Real Madridi. Vetëm dy vite më parë ai ishte shumë pranë, unë jam takuar me të dhe Florentino Perezin, unë isha në gjendje që ta transferoj atë, por asgjë nuk ndodhi”, u shpreh Bronzetti.
Ernesto Bronzetti është një prej njerëzve kryesorë në hierarkinë e Real Madridit sa u përket transferimeve dhe është dora e djathtë e presidentit Florentino Perez në këtë aspekt. Bronzetti është njeriu që parashikoi transferimet e Cristiano Ronaldos dhe Kakas te Real Madridi, shumë kohë para se ato të zyrtarizoheshin.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...