Atletico pranon se mund ta humbë De Gean

dardanmiftari | Saturday, April 23, 2011 | 0 Komente

Drejtori i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin ka pranuar se portieri David de Gea mund të largohet në fund të sezonit nga Vicente Calderon, nëse nuk e rinovon kontratën.
“Ne jemi takuar me të për të negociuar rinovimin e kontratës dy herë gjatë ditëve të fundit”.
“Ai ka kontratë me Atleticon për edhe tri sezone tjera, por është i nevojshëm rinovimi pasi paga e tij është shumë më e ulët në krahasim me paraqitjet që po shfaq. Por, në fund të sezonit janë dy zgjidhje – ose ai do të rinovojë, ose do të largohet”, u shpreh Gil Marin për Daily Mail.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...