Casillas: Nuk mund të humbasim ndaj Barcës

dardanmiftari | Tuesday, April 19, 2011 | 0 Komente

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka potencuar rëndësinë e triumfit në finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës gjatë të mërkurës.
Dy ekipet përballen me njëra-tjetrën në Mestalla për të dytën herë në më pak se një javë. Të shtunën Madridi mirëpriti Barcën në Bernabeu në një sfidë që përfundoi me rezultat 1-1 e që u mundësoi Blaugranëve të ruajnë distancën prej tetë pikësh në maje të tabelës së kampionatit spanjoll.
“Është një trofe shumë i rëndësishëm për Real Madridin dhe ne nuk mund të lejojmë mos ta fitojmë atë për 17 vite. Do të jetë edhe më i rëndësishëm nëse e fitojmë. Është vitale. Nuk e kam fituar në 11 vitet sa kam qenë këtu”, ka thënë Casillas.
“Ne besojmë se është koha të fitojmë shumë trofe. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyeshme në mes dy ekipeve më të mira në Spanjë. Gjithçka mund të ndodhë, por ne jemi të ngazëllyer për shanset tona. Ne shpresojmë se mund ta fitojmë Kupën”, ka thënë Casillas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...