Cesc: Të luash mirë nuk mjafton

dardanmiftari | Wednesday, April 20, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se ndërtimi i një ekipi prej lojtarëve të rinj nuk është një arsyetim i mjaftueshëm për dështimin e tyre për të fituar trofe.
“Që nga viti 2007 kisha filluar të them ‘ne nuk fitojmë, por luajmë mirë’. Dhe pastaj kuptoni se kjo nuk mund të përdoret më”.
“Ju kënaqeni me veten gjatë një faze të kampionatit – si ky vit, për shembull, kur ne ishim në katër gara të ndryshme. Dhe i thoni vetes ‘këtu kam gjithçka’! Por pastaj ajo pika përfundimtare mungon dhe pastaj është ai momenti kur duhet të marrësh vendimin: ose të dalësh dhe të fitosh ose të zhvillohesh si lojtar”, ka thënë Fabregas.
Arsenali sonte udhëton në fushë të Tottenhamit në një ndeshje që mund të vendosë nëse Topçinjtë do të vazhdojnë të garojnë për titull ose jo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...