Mourinho: Trofeu nuk është vetëm i imi

dardanmiftari | Thursday, April 21, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se fitorja ndaj Barcelonës dhe ngritja e trofeut të Kupës nuk janë vetëm meritë e tij.
Cristiano Ronaldo shënoi golin e vetëm të takimit në lojën shtesë për t’i dhënë Real Madridit triumfin e parë në Kupë pas 18 vitesh dhe trofeun e parë që nga viti 2008.
“Trofeu nuk është i imi, ai i takon secilit [në klub]. Të fitosh një titull me Real Madridin është gjë e bukur, por detyra ime këtu nuk është vetëm të fitoj trofe, është të ndryshoj strukturën e klubit dhe mentalitetin e njerëzve. Nëse ne nuk do të kishim fituar kupën sot, e vetmja diferencë do të ishte se do të ishim të dëshpëruar”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...