Paolillo: Leonardo mbetet trajner i Interit

dardanmiftari | Thursday, April 21, 2011 | 0 Komente

Drejtori i Interit, Ernesto Paolillo, ka zbuluar se trajneri Leonardo nuk ka nevojë të brengoset për vendin e tij të punës, pasi ai do të jetë në të njëjtën pozitë edhe sezonin e ardhshëm.
“E ardhmja e Leonardos është me Interin. Ai është trajner i madh, ai po punon shumë mirë, ne jemi shumë të kënaqur”.
“Vetëm për shkak të dy ndeshjeve të humbura ne po lexojmë çmendurira nëpër gazeta dhe të cilat po vijnë nga jashtë, jo nga klubi. Ne nuk kemi ndonjë problem dhe jemi të bindur se ai po punon shumë mirë”, tha Paolillo.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...