PFA, Nani i zhgënjyer që nuk është nominuar
Anësori i Manchester Unitedit, Nani, është shprehur i pakënaqur për shkak të mosnominimit për çmimin e lojtarit të vitit- PFA.
Asistimet e portugezit në fitoren prej 2-0 kundër Fulhamit ngritën në 18 numrin e përgjithshëm të asistimeve, që është shtatë më shumë se Charlie Adam që mban vendin e dytë këtë sezon.
Nani po ashtu ka të shënuar edhe nëntë gola në Kampionat, më shumë se cilido anësor tjetër që luan në Angli, ndërsa mospërfshirja e tij në listën e nominimeve ka ardhur si befasi për shumëkënd.
“Mendoj se kam luajtur mirë, prandaj jam i zhgënjyer që nuk jam aty. Megjithatë, ka edhe shumë punë për t’u bërë këtë sezon. Jam i fortë dhe shpresoj të fokusohem në përparimet e mia në secilin sezon dhe shpresoj të kem më shumë mundësi”.
“Nuk dua të flas për lojtarët tjerë apo për njerëzit që i marrin vendimet. Nëse dua të jem atje, atëherë duhet ta tregoj këtë në fushë”, u ka thënë Nani gazetarëve.
Lista e ngushtë e shtatë lojtarëve të nominuar:
Charlie Adam – Blackpool Gareth Bale – Tottenham Samir Nasri – Arsenal Scott Parker – West Ham Rafael Van der Vaart – Tottenham Nemanja Vidic – Manchester United
Category: Futboll
0 Komente